Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se pas konsultimit me autoritetet greke është bërë e ditur se kufiri me këtë shtet për Maqedoninë e Veriut pritet të hapet me 14 maj.
Filipçe tha se për të aluar kufirin do të duhet test për Covid-19 ose certifikatë për imunizim kundër Covid-19.
“Dje kam folur me ministrin grek për Turizëm Teoharis, i cili më njoftoi se Qeveria greke ende ka të njëjtin qëndrim dhe se në periudhën në vijim do të na informojë edhe zyrtarisht se kufijtë me Greqinë do të hapen me 14 maj, ndërsa për hyrje në Greqi do të duhet certifikatë për vaksinim, test PCR, jo më të vjetër se 72 orë, ndërsa tani po planifikohet të përdoren edhe testet e shpejta për disa vende”, tha mes tjerash Filipçe.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...