“Nuk ka çmim për të cilin Qeveria nuk do të mund të paguaj për vaksinën, këtë dua ta them qartë dhe të dërgojë mesazh deri tek të gjithë”, kështu u përgjigj sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i pyetur se çfarë nëse COVAX mekanizimi për shpërndarjen e vaksinës kundër Covid-19 dështon dhe si rrjedhojë vendi nuk do t`i merr mbi 800 mijë doza gjatë muajit mars.
Ministri Filipçe theksoi se ka gjasa që Maqedonia e Veriut të merr vaksina kundër Covid-19 nga mekanizma tjerë para marsit.
“Të gjithë jemi në komunikim intensiv, nuk është vetëm COVAX-i si mekanizëm dhe prej këtu edhe një pjesë e optimizmit se edhe para COVAX-it ndoshta do të marrim ndonjë sasi të vaksinave që të nis imunizimi”, tha ministri Filipçe duke shtuar se kjo mund të arrihet përmes donacioneve ose shitjes nga vendet evropiane.
Filipçe siguroi se autoritetet do të përkujdesen që cilado vaksinë që do të arrin në vend të plotësojë standardet e sigurisë.
“Të gjithë prodhuesit me të cilët bisedojmë, janë prodhues që kanë nisur proceset administrative për marrjen e licencave, që do të thotë se të gjitha vaksinat që potencialisht do të vijnë në vend janë të sigurta dhe të zhvilluara në platformë të sigurt”, pohoi Filipçe.
Këto deklarata ministri FIlipçe i dha pas pranim-dorëzimit të donacioni nga Ambasada e Gjermanisë në Shkup për për poliklinikën në Shuto Orizarë.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje