Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe theksoi se muaji janar i vitit të ardhshëm do të jetë periudha më e rrezikshme me koronavirusin.
Ai këtë paralajmërim e bëri në emisionin “Top Tema” në TV Telma.
Sipas tij, janari është periudha kur do të përfundojë cikli prej dy muajve kur njerëzit kohën më të madhe e kalojnë në ambiente të mbyllura.
Ministri Filipçe është kategorik se nuk do të ketë orë policore në nivel të shtetit, pavarësisht se si do të jetë fotografia epidemiologjike. Por ai nuk përjashtoi mundësinë e aplikimit të orës policore në komuna apo lagje të caktuara.
Filipçe bëri thirrje që qytetarët të respektojnë masat dhe të mbajnë maska, pasi që do të ketë gjoba më sanksionuese.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...