Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp deklaroi se numri i personave të infektuar me COVID-19 po shënon ulje. Kjo sipas tij vjen si rezultat i masave anti-Covid.
Në lidhje me vaksinimin, ai tha se ky proces shkon mirë dhe se deri tani janë vaksinuar afër 30 mijë qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këtu në sallën “Boris Trajkovski” sot përfundon vaksinimi i grupeve kritike dhe prej nesër vazhdon vaksinimi i personave të tjerë. Deri më tani janë paraqitur afro 140 mijë persona për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk”, tha Filipçe.
Ai gjithashtu tha se në muajin prill pritet të arrijnë 10 mijë doza vaksina “Pfizer”.
“Nga kompania Pfizer përmes marrëveshjes sonë të drejtpërdrejtë me datë 19 dhe 26 prill do të vijnë nga 10 mijë doza. Kisha takim me ambasadorin e Kinës, kemi informacione që pjesa administrative atje është përshpejtuar. Presim informacione nga Ambasada e Rusisë për doza shtesë të vaksinës Sputnik. Deri në fund të muajit duhet të arrijnë edhe 76 mijë doza të vaksinës AstraZeneca”, tha mes tjerash ministri Filipçe, duke theksuar se sasia më e madhe e vaksinave pritet të vjen nga Kina, respektivisht rreth 200 mijë doza.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...