“Roli i deputetëve të Lëvizjes BESA gjithnjë do të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve në radhë të parë, funkcionalizimit të Parlamentit si dhe realizimit të reformave të domosdoshme që Maqedonia të shënojë progress. Mirëpo, ne mbesim të pakompromis kur bëhet fjalë për interesat e shqiptarëve në këtë shtet deri në arritjen e synimit tonë për Ridefinimin e Maqedonisë që është një prej parakushteve themelore për barazinë e plotë ndërqytetare”, kështu ka deklaruar shefi i kabinetit të kryetarit Bilall Kasami, Faton Fazliu, në TV 21.
Ai është shfaqur kritik edhe me ngecjet që janë duke u bërë në raport me ligjin për zyrtarizimin e gjuhës shqipe duke thënë se ende nuk shihet ende në horizont asgjë në raport me ligjin për gjuhën shqipe.
Fazliu ka paralajmëruar se Lëvizja BESA do të del me propozim të saj për zyrtarizimin e gjuhës shqipe, nëse një gjë të tillë nuk e bën Qeveria.
Sveçla: Mërgata do ta rifitojë shtetësinë me vetëm një dokum...
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...