Prokuroja që e ka udhëhequr rastin “Monstra”, Fatime Fetai pasi u shpall aktgjykimi për rastin, ka vlerësuar se për ata kanë qenë të pritshme dënimet e sotme, pasi siç thotë, ishin në suaza të asaj që i kërkoi prokuroria.
“Ashtu edhe siç pritëm si prokurori, të gjitha aktakuzës nga ana juaj u shpallën si të tilla dhe ne tashmë këtë e pranojmë”, tha Fetai.
Ajo ka kërkuar paraburgim për të dënuarin, Fejzi Azirin pasi më 8 shtator ka kryer vepër tjetër penale Haki Azirin dhe Agim Ismailoviçin të cilët janë në arrati.
Ndryshe, Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast./Telegrafi/
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...
Eurodeputeti Terras i zhgënjyer me dështimin e zgjedhjes së ...