Një familje nga Shtipi, mbrëmjen e djeshme, u strehua në bodrumin e një ndërtese në Filisburg me qëllim që të shpëtoj gjallë nga uragani “Irma”, i cili goditi dje Karaibet në Holandë.
Bëhet fjalë për një familje gjashtë anëtarëshe, në mesin e të cilëve gjendej edhe një fëmijë i vogël i moshës një vjeçare. Ata i mbijetuan kësaj goditjeje pa lëndime serioze, por të njëjtin fat nuk e pati edhe shtëpia e tyre, e cila u shkatërua nga ky uragan, përcjell telegrafi maqedoni.
Qytetarja nga Shtipi, Biljana Shuteva, mbrëmë nëpërmjet një postimi në Facebook, kërkoi ndihmë që ajo dhe familja e saj të dalin gjallë dhe shëndoshë nga kjo fatkeqësi sapo të hapet aeroporti.
Sipas statusit të saj në Facebook, njerëzit që gjenden në mes të fatkeqësisë përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike. Disa prej tyre janë vendosur në qendrat e strehimit në Antilet Holandeze të Filsburgut.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...