Eurodeputetja socialdemokrate e Sllovenisë, Tanja Fajon sot tha se “Maqedonia e Veriut është shembulli i shkëlqyer në rajon se si mbrohet demokracia, sundimi i së drejtës, liria e mediave dhe se si bëhet ndryshimi historik”.
“Në tetor u bë gabim historik ndërsa shteti dhe qytetarët tani meritojnë nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Qeveria e Zoran Zaev në dy vitet e fundit bëri përparim të madh për vendin, si për çështjet sociale dhe ekonomike ashtu edhe në rrugën drejt BE-së”, tha Fajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas saj janë të nevojshme forca të tilla progresive që ta mbrojnë demokracinë dhe sundimin e së drejtës në vendet tona.
“Shohim shumë shenja të shteteve të kapura dhe mediave të kapura në rajonin tonë dhe duhet t’i mbrojë. Për këtë shkak është tepër e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të nisin bisedimet e merituara”, tha Fajon.
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...