Janë evakuuar diplomatët e RMV-së, të cilët kishin mbetur të bllokuar në ndërtesën e ambasadës së Maqedonisë në Kiev.
Ata për momentin janë rrugës për në Moldavi përmes korridorit të siguruar njoftoi ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Ai tha se po ashtu janë evakuuar edhe 30 monitorues.
“Kemi ndërmarrë disa veprime me partnerët tanë dhe arritëm që disi që diku para gjysmë ore ti tërheqim diplomatët tanë nëpërmjet një korridori të sigurtë dhe ata tashmë janë nisur drejt Moldavisë, dhe gjithashtu sot arritëm që ti evakuojmë gjegjësisht të fillojmë me procesin e evakuimit për monitoruesit tanë në kuadër të misionit special për monitorim. E dini se kemi pasur 30 monitorues atje dhe një pjesë e tyre janë nisur drejt Moldavisë, dhe pjesa tjetër drejt Polonisë”.
Bashkë me diplomatët kanë arritur të evakuojnë edhe një familje. Osmani shtoi se të gjithë për momentin janë rrugës dhe për arsye të sigurisë nuk mund të jep informacione shtesë për këtë çështje.
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...