Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pritur sot në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Temë e takimit mes Escobarit dhe Vuçiçit, ishin zhvillmet aktuale në procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve dhe mundësitë për vazhdimin e dialogut në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, shkruan gazeta serbe RTS, transmeton arbresh.info.
Tutje Vuçiç i ka thënë Escobarit se Serbia vazhdon të jetë plotësisht e përkushtuar në vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, me theks në implementimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara gjer më tani në Bruksel dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare.
“Escobar shprehu pritshmërinë e tij që dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës mbi të gjitha çështjet e hapura dhe për normalizim gjithpërfshirës të marrëdhënieve do të vazhdojë dinamikisht dhe konstruktivisht, që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët paqen e përgjithshme, stabilitetin dhe progresin e rajonit, me një përfundim të shpejt të negociatave”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...