Klubi i deputetëve i Partisë se Drejtësisë dhe Pajtimit Muamer Zukorliq kanë propozuar që me rastin e 20 prillit, Ditës së Qytetit të Novi Pazarit që pllakati “Qytetar Nderi” dhe “Çelësi i Artë” sivjet t’i jepet kryetarit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan.
Në arsyetimin e kësaj partie që e ka publikuar portali i Beogradit “kurir” thuhet se Erdogan dy herë ka vizituar Novi Pazarin, një herë si kryeministër në vitin 2010 dhe vjet si kryetar i Turqisë.
Shtohet se këto vizita kanë ndikuar në përmirësimin e pozitës së përgjithshme të boshnjakëve që bëjnë shumicën e popullatës së Novi Pazarit./Koha.net/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen