Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy
Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutua për zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë.
Gjatë bisedës Erdogan ka shprehur kënaqësinë e tij të madhe që kanë përfunduar me sukses shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës për të cilin ata kanë punuar prej kohësh.
Ai bëri të ditur se marrëveshja për eksportimin e drithit të Ukrainës përmes Detit të Zi ka funksionuar dhe se një qëndrim i ngjashëm mund të paraqitet edhe në aspektin e Centralit Bërthamor Zaporizhzhia për të cilin ende është i vlefshëm propozimi për ndërmjetësimin dhe lehtësimin e nevojshëm në drejtim për ngritjen e një zone të pastruar nga ushtarët përreth centralit.
Erdogan tha se mbajtja e referendumeve të njëanshme në disa rajone të Ukrainës që ndodhen nën kontrollin rus mund të vendosin në vështirësi përpjekjet për rigjallërimin e procesit diplomatik. Presidenti Erdogan potencoi se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj kontributi të nevojshëm për zgjidhjen e luftës me rrugën e negociatave paqësore./AA/
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...
IPK heton pesë policë për përvetësim të cigareve të sekuestr...
Rikthimi i madh i Sportingut – portugezët përmbysin Bo...
Ish-Kryediplomati i Shqipërisë-BE’së: Tani nxirreni nga sirt...