Një shqiptar u gjet i pajetë mëngjesin e së dielës në rrugën Sidoli të Milanos. 47-vjeçari Ardjan Sulo, sipas mediave atje, u gjet në një park nga kalimtarë të rastit, të cilët njoftuar shërbimet e emergjencës.
Kur këta të fundit mbërritën në vendngjarje konstatuan se shqiptari kishte ndërruar jetë. Ndërkohë autoritetet policore bënë të mundur identifikimin e shqiptarit, si dhe nisën hetimet për vdekjen e tij.
Paraprakisht në trupin e Sulos nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshimet janë se ai gjeti vdekjen si pasojë e temperaturave të ulëta gjatë natës.
Sulmohen qytetet ukrainase
Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar...
Gjermania kërkon qindra mijëra punëtorë të kualifikuar
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakma...
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan