Bashkimi Evropian shpreh shqetësim serioz për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“BE përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së, dhe u bën thirrje të gjitha partive që të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, thuhet në reagimin e Zyrës së Shtypit të BE-së.
Më tej theksohet se është e rëndësishme që të gjithë deputetët e zgjedhur të jenë në gjendje të sigurojnë ulëset e tyre në Kuvendin e ri të Kosovës.
Bashkimi Evropian rikujton gjithashtu se legjislatura e ardhshme e Kosovës duhet të përshpejtojë reformat e orientuara drejt BE-së dhe të ratifikojë marrëveshjet e pezulluara që lidhen me Planin e Rritjes, në dobi të popullsisë së Kosovës.
Kosova pritet të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes. Megjithatë, për nisjen e pagesave të kësteve të para nga kjo pako financiare, nevojitet miratimi i marrëveshjeve përkatëse në Kuvendin e Kosovës. Kjo nuk ishte e mundur gjatë vitit të kaluar për shkak të ngërçit politik.
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...
Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e kat...
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë