Myftiu i Gostivarit dhe ushtrues detyre i deritanishëm i detyrës kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, prej sot është kryetar i ri i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut.
Në zgjedhjet që janë mbajtur sot paradite, ai e fitoi shumicën e votave (18) nga myftitë tjerë dhe udhëheqësit e institucioneve fetare. Kundërkandidati i tij ishte myftiu i Tetovës, Qani Nesimi.
Zgjedhjet janë paralajmëruar që javën e kaluar dhe i ka organizuar një komision i posaçëm, pas çka kandidatët për funksionin udhëheqës reis ul ulema duhej të parashtrojnë kandidatura, e deri në fund të afatit, janë paraqitur tre kandidatë.
Ish-imamit të Straçincës, Muharrem Emini, nuk iu verifikua kandidatura për reis të BFI-së, pasi nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara sipas Rregullores, për çka i nevojiteshin 10 vite përvojë pune. Sipas statutit të BFI-së, kryetari zgjedhet me votat e të gjithë myftive në vend dhe udhëheqësve dhe drejtorëve të institucioneve fetare, të cilat janë gjithsej 20.
Zgjedhja për kryetar të BFI-së bëhet gjashtë muaj pas shkarkimit të reisit Sulejman Rexhepi. Një pjesë nga kompetencat e reisit janë që ta përfaqësojë Bashkësinë Fetare Islame në vend dhe vendet e huaja; jep murasele (autorizime) për kryerjen e punëve fetare, emëron dekanë, drejtorë dhe arsimtarë në institucionet arsimore të BFI-së dhe arsimtarë për lëndën besimi fetar në shkollat publike, e organizon dhe e mbikëqyr punën e shërbimeve profesionale të BFI-së, i konvokon dhe kryeson me seancat e Riasetit dhe kujdeset për zbatimin e vendimeve të tij, i nënshkruan aktet për punësime në BFI, propozon masa për zhvillim dhe përparim të jetës fetare, ka të drejtë të pengojë ekzekutimin e vendimeve të trupave dhe institucioneve të BFI-së nëse konfirmon se ato janë në kundërshtim me parimet islamike dhe t’i kthejë në shqyrtim të sërishëm, ndërsa vendimin përfundimtar e miraton Riaseti i BFI-së.
Fetahu lindi në vitin 1959 në fshatin Forinë në Gostivar, veprimtarinë fetare e filloi në moshën 14-vjeçare. Ka diplomuar në Fakultetin për shkenca fetare në Sarajevë, e pastaj ka qenë imam, mualim, mësues në medresën “Isa Beu”, anëtar i këshillit themelues të Fakultetit për shkenca islamike Shkup, udhëheqës i trupave tzë BFI-së dhe Riasetit. Ai është iniciator edhe për formimin e shkollës fetare për vajza në Gostivar, ndërsa konsiderohet edhe si interpretues i shkëlqyeshëm i Kur’anit. Si autor dhe publicist ka botuar gjashtë libra dhe mbi 300 tekste të publikuara në vend dhe jashtë vendit. Fetahu është fitues i disa mirënjohjeve dhe dekoratave nga institucione shtetërore dhe ndërkombëtare. Si njeri i Myftinisë së Gostivarit gjatë 18 viteve të kaluara ka kontribut të rëndësishëm në organizimin e jetës fetare, kthimin e pronave dhe krijimin e kushteve të reja për organizim më të mirë të jetës fetare. Nga tetori Shaqir ef. Fetahu është anëtar i Këshillit botëror i bashkësive fetare me seli në Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Insajderi.com
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...