Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk beson se Kosova do të heq taksën prej 100 për qind për produktet e Serbisë.
Vuçiq është shprehur i lumtur me protestat e serbëve derisa ka shtuar se në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Listës Serbe do të bisedojë për vazhdimin e protestave.
“Unë shpresoj se kjo do të jetë një arsye dhe forcë në komunitetin ndërkombëtar për të ushtruar presion mbi autoritetet kosovare”, ka thënë Vuçiq.
Mirëpo, ai nuk beson se Prishtina do të heqin taksën për prodhimin serb.
Këto komente ai i bëri gjatë hapjes së fabrikës në Zrenjaninë.
Vuçiç tha se autoritetet serbe nuk kanë kontroll mbi Kosovën dhe se kjo është arsyeja pse ata janë në situatë të vështirë./Indeksonline/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira