Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.
Në pajtim me atë për të cilën është arritur marrëveshje, në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të bëjnë pjesë gjashtë përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, pesë të LSDM-së, ndërkaq BDI dhe BESA të kenë nga një anëtar, shkruan AlsatM.
Mbledhja konstitutive e Kuvendit filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse.
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...