Përkundër mjegullës, sot në mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit janë ngritur gjashtë avionë, disa me vonesë të vogël, ndërsa pasagjerët nga Stambolli me aeroplanin që është dashur të ulej në orën 7:55 pritet të mbërrijnë me një orë vonesë. Në faqen e aeroportit është lajmëruar mbërritja e avionit nga Stambolli me një orë vonesë.
Ulja e radhës në aeroport është pas orës 11:00.
Për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë si pasojë e mjegullës së dendur në luginën e Shkupit, nëntë fluturime janë anuluar dhe katër janë devijuar në aeroportin e Shkupit nga ora 20:00 pardje deri në orën 9:00 të mëngjesit të djeshëm.
Mëngjesin e sotëm ka pasur mjegull në disa vende të vendit, si dhe në disa rrugë. Në Shkup mëngjesin e sotëm ka mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të shkaktojë ulje të pjesshme të mjegullës. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 9 gradë.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...