Një grua britanike ka mbijetuar, pasi është rrëzuar nga një anije jashtë brigjeve të Kroacisë.
Zyrtarët thonë se 46 vjeçarja është shpëtuar 10 orë pasi kishte rënë në Detin Adriatik rreth mesnatës së shtunës, transmeton portali arbresh.info.

Gruaja, me emrin Kay Longstaff është dërguar në spital në qytetin e Pulas.
Ajo tha se ishte e ulur në kuvertë para se të binte dhe se ishte shumë me fat që është ende gjallë.

Duke folur për kanalin kroat HRT, ajo tha: “Isha në ujë për 10 orë, kështu që këta njerëz të mrekullueshëm (rojat bregdetare) më shpëtuan”.
Ajo është dërguar më pas në spital me ambulancë./Arbresh.info/

Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë