Katër persona kanë sulmuar dhe plaçkitur një 30 vjeçar në sheshin “Skenderbeu” në Shkup.
Sipas asaj që personi e ka treguar në polici, katër plaçkitësit i janë afruar dhe e kanë kërcënuar duke i kërkuar para diku mes orës 3 dhe 4 të natës.
Ia kanë kontrolluar xhepat dhe i kanë gjetur 500 denarë që ia kanë vjedhur. Por, nuk e kanë lënë me kaq. Ia kanë vjedhur edhe telefonin celular dhe atletet që i ka pasur të veshura në këmbë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rasti ka ndodhur pardje natën, ndërsa personi i plaçkitur rastin e ka denoncuar dje. Policia thotë se po punon në zbardhjen e rastit.
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...