Gjatë ditës së djeshme Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit ka intervenuar në dy zjarre, të cilët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.
Siç njoftojnë nga Brigada e Zjarrfikësve, njëri zjarr ka shpërthyer në Lisiçe të Poshtme në rrugën “12”. Është djegur një objekt ndihmës ndërsa dëmi material vlerësohet të jetë 120 mijë denarë. Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë pesë zjarrfikës me dy makina.
Ndërsa zjarri i dytë ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski” në Çair, ku është djegur gjithashtu objekt ndihmës. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 12 zjarrfikës me katër makina./telegrafi
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...