Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 2.776 testime për coronavirus, ndërsa 310 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej rasteve të reja shumica (180) janë në Shkup.
Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 2 persona të vdekur.
Kurse ISHP ka regjistruar 355 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 305.423, prej të cilëve 294.427 janë shëruar, ndërsa 9.214 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (29 mars) është 1.782.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...