Një aeroplan transportues nga Rusia, Antonov – 124, ka dërguar dy avionë luftarakë MiG-29 në Serbi, një marrëveshje kjo që përfshin dërgimin e gjashtë avionëve, e që mund të rrisë tensionet Lindje – Perëndim në Ballkan.
Avionët u shkarkuan në aeroportin ushtarak në periferi të Batajnicës, në Beograd.
Avionët MiG, ofrohen nga Moska pa pagesë, megjithatë riparimi i tyre dhe renovimi pritet të kushtojë rreth 235 milion dollarë.
Katër avionët e tjerë, do të arrijnë para 20 tetorit, ku do të ekspozohen në Beograd, gjatë paradës në Ditën e Çlirimit.
Atëherë kryeministri serb, Aleksander Vuçiq, tash president i vendit pati thënë në mars, se Rusia do “t’i dhurojë” Serbisë, gjashtë luftarake MiG-29.
Rusia po ashtu do të ofrojë falas edhe 30 tanke T-72 dhe makina për patrullim.
El Shaarawy njofton largimin nga Roma
Izraeli pretendon eliminimin e liderit të Hamasit
Detaje nga tragjedia në Maldive, pesë italianë humbin jetën ...
Policia arreston dy persona për posedim të narkotikëve
Vizita në Kosovë, Kos: Ky vit mund të jetë moment i mundësiv...
Rama i del në mbrojtje Lushtakut: Sot, Skenderaj u shfrytëzu...