Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka, i cili e drejton shtabin komunal operativ, në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, tha se nevojitet personel shtesë mjekësor në spitalin e përgjithshëm.
“Kemi kërkuar nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë që të dërgojnë në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës një gjinekolog, një anesteziolog-reanimator dhe katër teknikë mjekësorë, të cilët janë të edukuar për sëmundje infektive. Presim që për kërkesën të marrim përgjigje pozitive”, tha Duka.
Ai tha se situata e sigurisë në komunë në tërësi është e mirë dhe shtoi se ka pasur dy raste të regjistruara të mosrespektimit të orës policore gjatë natës.
“Situata e sigurisë në tërësi është e mirë. Gjatë natës janë arrestuar dy persona të cilët shkelën rregullat e sjelljes gjatë orës policore dhe ndaj tyre do të merren masa adekuate ligjore. Lëvizja e automjeteve në pikat e kontrollit zhvillohet pa asnjë problem në përputhje me protokollin”, shtoi Duka, duke përsëritur thirrjen e tij drejtuar qytetarëve që t’i respektojnë me përpikëri të gjitha rekomandimet dhe masat e autoriteteve.
Në emër të tij dhe në emër të qytetarëve të komunës, shprehu ngushëllimet e tij të thella për familjen e bashkëqytetarit që vdiq dje si pasojë e koronavirusit./telegrafi
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend