Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq do të takohet sot me drejtuesit e Administratës së Policisë të cilët drejtuan aksionin e arrestimit të Sllobodan Kashçelan.
Kashçelan, i cili njihet si udhëheqësi i klanit kriminal “Kavaç”, u arrestua mbrëmë bashkë me katër persona të tjerë, raportuan mediat e Podgoricës.
Sipas “Vijestit”, ministri i Brendshëm malazez, Sergej Sekuloviq dhe sekretarët shtetërorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zoran Miljaniq dhe Rade Millosheviq ishin gjithashtu të ftuar në konsultime me koordinatorët e shërbimeve të sigurisë.
Kashçelan u arrestua mbrëmë nën dyshimin për organizimin e një grupi kriminal që kreu dhe planifikoi disa krime të rënda, për të cilat ai rrezikon të dënohet me 40 vjet burgim.
Një burim i përfshirë në hetim i tha “Vijestit” se Kashçelan dhe tre anëtarë të dyshuar të këtij grupi u arrestuan në Kotorr, dhe një në Plavë.
Kashçelan është shënuar në regjistrat e policisë si një nga udhëheqësit e klanit Kavaç. Përveç tij, policia shënon Radoje Zvicerin si kreun e këtij klani, i cili nuk është arrestuar ende.
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...