Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka bërë të ditur se drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare (ANB), Dejan Vukshiq, ka bërë një lëshim duke zbuluar të dhëna të fshehta – duke paralajmëruar se do të diskutoj me të lidhur me këtë çështje, duke mos precizuar për çfarë të dhënash të fshehta bëhet fjalë.
Për këtë, Abazoviq ka marrë konfirmimin e koordinatorit për Siguri, bëhet fjalë për deputetin e partisë Socialdemokrate, Rashko Konjeviq, i cili ka thënë se Dejan Vukshiq ka zbuluar të dhëna të fshehta të një agjencie të informimit të shteti që është anëtare e NATO-s, transmeton telegrafi.
“Është skandaloze që drejtori i ANB-së ka shkuar një hap tutje, duke shkelur në mënyrë flagrante Ligjin për të dhënat e fshehta. Zbuloi identitetin e përfaqësuesve të një agjencie të informacionit, që është një skandal, që nuk ka ndodhur më parë në agjencitë e sigurisë. Bëhet fjalë për një lëshim, që është shkelje e qartë, për të cilin zotëri Vukshiq duhet të jap llogari”, ka thënë Konjeviq.
Ai ka ftuar të parin e Qeverisë, Zdravko Krivokapic që publikisht të sqarohet për këtë skandal.
“Pasi që ai (Krivokapiq) është personi më përgjegjës për ruajtjen e kursit që vetë e ka proklamuar, duke ia rikujtuar deklaratën e shtatorit që Mali i Zi do të vazhdojë rrugëtimin euro-atlantik duke përmbushur të gjitha obligimet që rrjedhin nga anëtarësimi në NATO”, ka shtuar Konjeviq.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur