Në stacionin policor në Shkup dje është paraqitur një grua për të kërkuar ndihmë për fqinjën e saj e cila i është kërcënuar asaj se do të kryej vetëvrasje.
Pas thirrjes së fqinjës në banesën e 54 vjeçares F.P janë paraqitur policia dhe zjarrfikësit, duke menduar se ajo do të hidhet nga ballkoni.
Kur policia e ka kuptuar se ajo ka pirë acid atëherë është thirrë edhe Ndihma e shpejtë për të parandaluar vdekjen e shkupianes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia ka arritur që asaj nga duar t’ia marr shishen me pjesën e mbetur të acidit.
Gruaja që kishte tentuar vetëvrasjen tani është e shtrirë në Qendrën e klinikave ”Nënë Tereza” ku ajo po merr trajtimin adekuat.
Policia ka pyetur fqinjët për arsyet e tentimit të vetëvrasjes. /Telegrafi/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...