Ministri i ri për Punë të Brendshme do të jetë Dragan Kovaçki, njofton “Alsat”. Është një profesionist i sigurisë. Ai vjen nga radhët e URM-së, duke marrë pjesë në shumë misione paqeruajtëse. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë misione të NATO-s.
Emri i tij duhet të shpallet zyrtarisht pas takimit të paralajmëruar midis liderit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe kryeministrit Zoran Zaev në kabinet.
Kovaçki do të marrë përsipër Ministrinë e Brendshme më 3 janar dhe të mbajë detyrën për 100 ditët e ardhshme, ose deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati