Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) kumtoi se në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me të reshura të shkurta të shiut dhe bubullima të ralla.
Gjatë natës dhe nesër, veçanërisht paradite në shumë vende, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive në lokacione të ndryshme, në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm, shkarkime elektrike, erë e forcuar dhe kushte për paraqitjen e breshrit.
Temperatura e ditës do të ulet për rreth 6 gradë.
Pastaj vijon periudhë e stabilitetit dhe motit të ngrohtë, përveç të mërkurën, kur do të ketë kushte për jostabilitet lokal.
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?