Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se mjetet piroteknike, prej të cilave dyshohet se ka nisur zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan, u sollën në objekt nga bendi “DNK”.
Sipas tij, personi i angazhuar për të njëjtat, ka ndërruar jetë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Tadavari deklaroi sot se 84 pacientë po trajtohen nëpër klinikat e Shkupit dhe 51 pacientë janë dërguar jashtë vendit.
Taravari tha se gjendja e pacientëve të hospitalizuar në Klinikat e vendit është relativisht stabile.
Kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë që ndodhi në Koçani. Ai në një shkrim në rrjetet sociale tha se humbja dhe tragjedia që ka ndodhur dje është shumë e madhe.
“Për mua, pas kësaj tragjedie, asgjë nuk ka më të njëjtin kuptim! Këta ishin fëmijët tanë! Shumëkush, me të drejtë, vërejti pse dje nuk dola fare në opinion gjatë gjithë ditës. Por ata që më njohin, e dinë sa i thyer jam dhe si e përjetoj këtë që ndodhi. Është e vështirë dhe do ta kaloj me shumë dhimbje. Kam punuar ndershëm dhe me përkushtim gjithë jetën time! Asnjëherë nuk kam menduar se angazhimi im do të përfundonte kështu, por tani po tërhiqem nga kjo detyrë, duke i lutur Zotit për shpirtrat e fëmijëve tanë, për familjet e tyre dhe për popullin e Maqedonisë!”, shkroi kryetari i komunës në profilin e tij në ‘Facebook’.
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...