Lideri i serbëve të Bosnjë e Hercegovinës edhe një herë ka demonstruar vulgaritetin dhe sjelljen e papranueshme
Me rastin e arritjes së sotme në Prokurori të BeH, Millorad Dodik ka treguar gishtin e mesëm ekipeve të gazetarëve nga dritarja e veturës zyrtare, raporton mediumi boshnjak Klix.
Nuk dihet se kujt i është drejtuar me atë gjest, duke marrë parasysh se të pranishëm ishte një numër i madh i ekipeve të gazetarëve.
Dodik sot do të deklarohet në Prokurori të BeH në lidhje me blerjen e një vile në Dedinje, lagjen e Beogradit.
Më herët ai ka deklaruar se kjo lëndë është nisur “për arsye politike” në mënyrë që të “largohet vëmendja nga ngjarjet në federatën e BeH, ku nuk është arritur të merret vesh për Ligjin e Zgjedhjeve”.
Vikor Orban humbi pas 16 vitesh në pushtet/ Von der Leyen pë...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
Kosova e mbyll grupin si lider, barazim me Malin e Zi
Orban pranon humbjen, uron Magyarin
Partia e tij po kryeson me 135 ulese ndaj Orbanit, reagon Ma...
Bora “shkrin” Sigal Prishtinën në sfidën e parë çerekfinale ...