Ministria e Shëndetësisë njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Nga atje thonë se janë në aplikuar gjithsej 458.131 doza të vaksinave, ndërsa 195.048 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.606 qytetarë. Numri i personave që kanë shprehur interes për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 452.093 qytetarë.
Sipas të dhënave të fundit, 48% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 42% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Sipas të dhënave të fundit, 36% e popullsisë mbi moshën 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga MSH u bëjnë thirrje qytetarëve që të regjistrohen në platformën vakcinacija.mk sepse është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për për të caktuar termin për vaksinim./Telegrafi/
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq