Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, njofton se vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren.
Nga atje thonë se janë aplikuar gjithsej 1.177.911 doza të vaksinës, ndërsa 503.401 qytetarë janë rivaksinuar.
“Dje janë vaksinuar gjithsej 14.712 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 13.108 qytetarë.
70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 68% e popullsisë mbi moshën 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. 55% e popullsisë mbi 50 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH.
Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes dhe zvogëlon mundësinë për infektim dhe vdekshmërinë shkaktuar nga sëmundja./Telegrafi/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun