Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, dje në seancën e 32-të e shtyu diskutimin për Ligjin për përdorimin e gjuhëve në lexim të tretë, i cili ishte pika e tetë e rendit të ditës, duke theksuar se diskutimi për këtë pikë do të vazhdojë kur do të sigurohen kushte.
“Përpunimi i gjitha amendamenteve, të cilët në numër janë 35.569, akoma nuk ka përfunduar. Duke pasur parasysh detyrimet e rregullores që të përkthehen, kushtet për hapjen këtij diskutimi nuk janë përmbushur. Për këtë arsye kalojmë në pikën e radhës”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më herët gjatë seancës deputetët patën debat të ashpër rreth konfirmimit të rendit të ditës.
Para se të vërtetohej rendi i ditës, shumica parlamentare nuk mbështeti kërkesat e opozitës që ligjit të jetë pika e radhës, e as të largohet nga seanca./telegrafi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...