Deputeti Ljupço Dimovski, njëri nga të dyshuarit e Prokurorisë për keqpërdorime në Ministrinë e Bujqësisë, ka thënë se nuk e di se për çfarë dyshohet dhe se nuk arratiset nga policia.
“Më telefonuan dhe më thanë se policia më kërkon, por ata nuk e dinë ku mund të më gjejnë. Nuk e di saktësisht për çfarë dyshohem, por gjithsesi do të angazhoj avokatin tim dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha Dimovski, duke komentuar arrestimet e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia akoma është në kërkim të deputetit aktual dhe ish-ministër i Bujqësisë, Ljupço Dimovski. Ndërsa për dallim prej tij, nën pranga janë vendosur edhe dy ish-ministrat tjerë Ace Spasenovski dhe Mihail Cvetkov dhe zv.ministri Hristijan Dellev.
Nga Prokuroria njoftuan se kanë kërkuar paraburgim për katër të dyshuarit, pasi siç thanë, kanë zbuluar se ata gjatë kohës së udhëheqjes me Ministrinë e Bujqësisë kanë nënshkruar marrëveshje për dhënien me qira të tokave bujqësore dhe kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej mbi 1.4 milionë eurove.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...