“Gjithçka dhe kudo do të ketë dygjuhësi edhe aty ku nuk ka nevojë”, tha koordinatori i njërit nga grupet e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski, në fjalimin përmbyllës në Komisionin për çështje evropiane ku u diskutua për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën, duke cituar nene nga propozim-ligji, që sipas tij, vlejnë për gjithë territorin e shtetit, përcjell telegrafi Maqedoni.
“Ligji jo vetëm që nuk është kushtetues, por tallet me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit. Për këtë temë duhet të diskutohet dhe të gjenden zgjidhje, por kjo nuk do të thotë shkurtim të debatit. Platformë të Tiranës ka dhe dygjuhësi në gjithë territorin ka”, tha mes tjerash Dimovski.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...