“Periudha e ardhshme është vendimmarrëse për të ardhmen e procesit të integrimit evropian në rajon – Bashkimi Evropian është në test nëse do të mbijetojë si partner i forcave progresive të cilët angazhohen për vizionin evropian ose me veprimin e tyre, gjegjësisht mosveprimin do të lë hapësirë të ideve garuese për të cilat të gjithë jemi humbës”.
Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takimin me deputetin e Bundestagut nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Josip Juratoviq, në margjinat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian.
“Maqedonia e Veriut angazhohet për atë të gjitha palët të arrijnë fitore të përbashkët dhe kjo është çështje kyçe e këtij testi”, theksoi Dimitrov.
Në takim, siç kumtoi SÇE, është biseduar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonin si qëllim të përbashkët strategjik, për çka e nevojshme është të ndërmerren hapa vendimmarrës për tejkalimin e kërkesave joparimore dhe të ripërtërihet kredibiliteti i politikës së zgjerimit.
Deputeti Juratoviq i cili do të ketë mandat të ri në Bundestag, theksoi se Gjermania edhe më tej ngelet proaktive, veçanërisht lidhur me dosjen evropiane të Maqedonisë së Veriut që është shembull i mirë dhe fuqishëm do të angazhohet për tejkalimin e pengesave dhe depërtimin në rrugën eurointegruese.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...