Nëse Bashkimi Evropian nuk ia del në Ballkanin Perëndimor, asnjëherë nuk do t’ia arrij në Ukrainë, deklaroi ish-ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Ai paralajmëroi se në vendin e tij, dhe në rajon brendi BE është “në rënie të lirë”.
“Jemi si një autobus i madh, vendet e Ballkanit janë udhëtarët që luftojnë të hapin negociata, kapituj të rinj dhe të ulen sa më afër shoferit, por problemi është se autobusi nuk lëviz, se nuk ka karburant”, tha Dimitrov.
Ai tregon se ka 26 vite që lufton për ëndrrën që vendi i tij të bëhet anëtar i BE-së, por pranon se tani është në një situatë paradoksale për të luftuar kundër propozimit të ofruar nga Franca.
“Ai propozim realisht e ballkanizon BE-në, para se të evropianizojë Ballkanin”, theksoi Dimitrov prezantoi se kriteret e Kopenhagës për demokracinë dhe reformat evropiane janë të përziera me çështjet bilaterale bullgare./Telegrafi/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë