Sot, Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, mori pjesë në një mëngjes pune me ambasadorët rezidentë të vendeve anëtare të BE-së, të organizuar nga Ambasadori i Republikës së Kroacisë në vend, Nives Tiganj, në cilësinë e kryesimit të Këshillit të BE-së.
Në takim, Dimitrov fillimisht shprehu mirënjohje për përpjekjet dhe mbështetjen që Kroacia i ka dhënë sa i përket perspektivës evropiane të vendeve në rajon gjatë presidencës së tyre, veçanërisht në periudhën e ardhshme kyçe.
Më tej ai njoftoi ambasadorët mbi zhvillimet aktuale në vend, para së gjithash në lidhje me aktivitetet dhe rezultatet e fundit të reformës dhe legjislacionin e rëndësishëm që u miratua në Kuvend para shpërndarjes së tij në 16 shkurt 2020.
Dimitrov theksoi përkushtimin dhe vendosmërinë e treguar nga ana e vendit tonë dhe përkundër delikatesës së proceseve dhe kontekstit pas Samitit të tetorit të BE-së për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane./telegrafi
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...