Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Sunio ka realizuar takim me ish-kryeministrin grek, ndërsa tani lider i Lëvizjes Greke të Socialdemokratëve, Jorgos Papandreu.
“Takim inspirues me Papandreun për të ardhmen e dy vendeve tona, të cilat kanë mundësi historike që në të ardhmen të jenë aleatë të afërt. Historia është e rëndësishme. Por, ne kemi mund ta ndryshojmë vetëm të ardhmen”, ka shkruar Dimitrov në Twitter pas takimit me Papandreun, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai në Sunio me ftesë të homologut të tij grek, Nikos Kotzias, merr pjesë në takimin e dytë të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve Ballkanike dhe grupit të Vishegradit.

Konjufca për emrin e presidentit: Nuk duam ta mbështesim opo...
Nis takimi i Osmanit me ministren Spiropali
Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Ko...
Agjenti i Florian Wirtz: Tentova ta dërgoj te Real Madridi p...
Spiropali: Njohja reciproke Kosovë – Serbi, e vetmja bazë e ...
Spiropali: Kosova, prioritet absolut i politikës së Jashtme ...