
(Foto Nikolla Dimitrov)
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot gjatë vizitës së tij në Pragë kishte takime me kryetarit e Dhomës së Kuvendit çek, Radel Vondraçek dhe me sekretaren për Çështje Evropiane, Milena Hrdinkova.
Siç njoftojnë nga MPJ, në takim është biseduar për përkrahjen e fuqishme të Maqedonisë së Veriut në nisjen e bisedimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov më herët u takua edhe me homologun e tij çek, Tomas Petriçev, ku bisedoi për pritjet dhe perspektiva te vendit dhe për aktivitetet për përkrahjen nga pala çeke në procesin euro-integrues.
“Çekia është pjesë e udhëtimit tonë evropian, duke na ndihmuar të arrijmë bashkërisht deri te qëllimi sa më shpejtë”, tha Dimitrov, njoftojnë nga nga MPJ.
Në takim është biseduar edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...