
(Foto Nikolla Dimitrov)
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Bruksel kishte takim pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.
Dimitrov ka rikujtuar arritjet e vendit gjatë periudhës së kaluar, si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e marrëdhënieve të mira fqinjësore duke ju bërë apel vendeve të marrin vendim për nisje të bisedimeve në tetor, njofton Telegrafi Maqedoni.
Dimitrov ka theksuar se një vendim i tillë me meritë do të përforcojë ndikimin dhe kredibilitetin e BE-së në vend por edhe më gjerë në rajon dhe do të shërbejë për transformimin e mëtutjeshëm demokratik të shoqërisë së Maqedonisë së Veriut.
Në diskutim me ambasadorët e pranishëm, Dimitrov edhe një herë ka theksuar se edhe krahas disa sfidave të caktuara që nuk janë përmbushur, vendi ka shfaqur pjekuri, përgjegjësi dhe vullnet politik për ndryshime reale dhe zhvillim.
“Tregimi i Maqedonisë është mundësi për sukses të përbashkët me BE-nbë”, ka deklaruar Dimitrov.
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...