“Si anëtare e plotë në NATO, Maqedonia do të bëhet vend më stabil dhe më i sigurt. Ratifikimi i protokollit për anëtarësim në Kuvendin e Greqisë është punë e kryer”.
Këtë mbrëmë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, gjatë diskutimit në Këshillin Atlantik i dedikuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në kuadër të iniciativës “Ballkani përpara”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është ngjarje historike, e shkruajmë historinë pasi kemi krijuar të ardhme të ndritur në rajon të mbushur me konflikte dhe histori”, tha Dimitrov.
Ai tha se në marrëveshjen me Greqinë diçka është dashur të jepet dhe humbet dhe diçka të fitohet, duke shtuar se kjo është bërë nga të dy palët.
Ndryshe, Dimitrov po qëndron në vizitë zyrtare në Washington ku ka realizuar disa takime në Departamentin e Shtetit, Shtëpinë e Bardhë dhe disa organizata joqeveriatare.
Kurti: Ekonomia digjitale po shndërrohet në motor të zhvilli...
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...