Çështja me Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme, mirëpo përsëri nuk ndodhi asgjë. Nuk ka gatishmëri për ndonjë ndryshim, thotë në një deklaratë për agjencinë e lajmeve “BGNES”, bashkëkryetari bullgar i Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Angel Dimitrov.
Deklaratat e Dimitrovit vjen pas takimit të javës së kaluar që u mbajt në Shkup.
“Kjo është një sinjal për qëndrimet e përgjithshme, por parasë gjithash për atmosferën në të cilën punon komisioni i përbashkët për çështje historike në takimin e 20-të. Nuk ka gatishmëri për çfarëdo përgatitje”, tha Dimitrov.
Ai ndan përshtypjet e tij për atmosferën në të cilën ishte ulur komisioni javën e kaluar. Sipas tij, televizionet kryesisht janë marrë me propozimin, përkatësisht, siç thotë Dimitrov, më tepër me kërkesën e OBRM-PDUKM-së për shpalljen e referendumit në të cilin Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë do të refuzohej plotësisht.
“Kjo atmosferë ishte sfondi në të cilin u zhvilluan bisedat tona. E kam parë qartë shqetësimin e disa kolegëve të mi, sepse disa prej tyre kanë thënë se i nënshtrohen kërcënimeve dhe presioneve kur ndryshojnë diçka në pozicionin e tyre”, thekson Dimitrov, duke shtuar se “kjo tregon qartë se çfarë po ndodh në RMV”./Telegrafi/
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...