Fakti që BE ka treguar vullnetin, energjinë dhe fuqinë për të marrë një vendim për të filluar negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në këto periudha të vështira është një sinjal shumë i rëndësishëm për ne, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov për portalin e Brukselit “Politiko”.
“Sapo coronavirusi të mbetet pas nesh, ne do të kemi një të ardhme evropiane përpara nesh. Është një rreze drite në këtë errësirë që është përreth nesh”, tha Dimitrov, pas vendimit të djeshëm të ministrave të BE-së që Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat e anëtarësimit pa asnjë kusht shtesë.
Duke komentuar vendimin e djeshëm të ministrave evropianë, “Politico” thotë se është “provë që blloku 27 anëtarësh mund të arrijë marrëveshje për një temë që ka shkaktuar përçarje prej kohësh, edhe kur Evropa është në një gjendje krize për shkak të coronavirusit”.
Dje KE vendosi që të hapen bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit