Në një intervistë për “360 gradë”, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov foli për kuptimin e asaj që nënkupton termin “kombësi-nacionality”, një nga elementët kyç për një zgjidhje potenciale për negociatat me Greqinë.
“Sot në letërnjoftimin e Republikës së Maqedonisë si anëtare e Kombeve të Bashkuara, te nënshtetësia thuhet “shtetësia e ish Republikës së Maqedonisë”. Kështu është formulimi tanishëm, sepse thash se në lidhje me atë punë duhet të maten hapat para ose pas, hapat e ndërmarrë dhe kështu me radhë. Në atë letërnjoftim të çdo vend anëtar nuk ekziston termi “përkatësi etnike”. Shumë të përafërta janë fjalët dhe është shumë e lehtë “nacionality” nga anglishtja të shndërrohet dhe të përkthehet gabim në ‘nacionalitet” dhe të ndërlidhet me përkatësinë etnike. Termi “nacionalitet” është trashëguar nga Ish Jugosllavia ku popujt e ish republikave kanë pasur nacionalitet kurse ato të krahinave autonome kanë pasur popuj. Kjo lloj terminologjie është e papërkthyeshme dhe e panjohur për terminologjinë perendimore që dominon në komunikimin ndërkombëtarë, në terminologji, për atë se çfarë nënkuptojnë fjalët në atë letërnjoftim të vendeve anëtare. Në atë letërnjoftim emri formal zyrtarë i shtetit, parashtesa për gjuhën, parashtesa për nënshtetësië dhe kodi, dhe këto janë elemnetet kryesore. Askund nuk ka përkatësi etnike, në atë kuptim”, tha Dimitrov./FLAKA
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...