“Këto ditë jemi duke bërë gjithçka që ne dhe fqinjët tanë, miqësia jonë e përbashkët të dalim nga këto sfida si fitues, partnerë të fuqishëm dhe fqinj të mirë”.
Këtë e deklaroi sot zv.kryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, duke komentuar samitin e djeshëm në Sofje, por edhe deklaratat e ministrit bullgar Krasimir Karakaçanov, përcjell telegrafi maqedoni.
“Karakaçanov ka detyrë dhe të drejtë t’i përfaqësojë qëndrimet bullgare, siç kemi të drejtë edhe ne t’i përfaqësojmë qëndrimet maqedonase. Por gjithashtu e kemi detyrë të kujdesemi për miqësinë. Dua edhe një herë të potencoj se ka disa çështje për të cilat mund të bisedojmë, por ka disa të tjera për të cilat nuk ka diskutim”, tha Dimitrov.
Ai shtoi se as me Bullgarinë, as me ndonjë shtet ose organizatë tjetër, nuk do të bisedojnë për atë se çfarë gjuhë flasin dhe çfarë identiteti kanë.
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare
Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Lugin...