Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, në një intervistë për AFP tha se mbështetësit e Marrëveshjes së Prespës janë në anën e vërtetë të historisë dhe se do të vijë koha kur edhe kritikuesit do të mbështesin marrëveshjen.
Dimitrov thotë se edhe kritikuesit e Maqedonisë për ndryshimin e emrit, tha se një ditë do të binden për të kundërtën, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se nëse BE-ja nuk i fillon bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë, do të ketë rënie të kredibilitetit të të gjithë procesit.
Dimitrov gjithashtu tha se Maqedonia duhet të zbatojë reforma serioze para se të anëtarësohet në BE, por shtoi se “e gjitha që dëshiron është anëtarësimi në BE”.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë ju bëri thirrje edhe shteteve tjera që ta ndjekin modelin e Marrëveshjes së Prespës, duke thënë se problemet diplomatike janë më të rëndësishme se ato arsimore dhe shëndetësore.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë