“Bëjmë gjithçka që mundemi për ta zgjidhur kontestin e emrit, vullnet ka edhe nga pala tjetër”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në një intervistë për televizionet bullgare.
Dimitrov tha se ka dy qëllime në këtë proces. I pari është që të theksohen nevojat e Athinës, ndërsa i dyti zgjidhja të bëhet me dinjitet dhe të mos ofendohet asnjëra palë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Emër gjeografik është Republika e Maqedonisë me seli në Shkup. Mendoj se është koha që t’i tregojmë Evropës se dimë t’i zgjidhim problemet”, tha Dimitrov.
Sipas tij, në rrjedhë është lufta mes forcave të kaluara dhe atyre të ardhmeve.
Ai ka folur edhe për marrëdhëniet me Bullgarinë, ku sipas tij pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë po shihen përfitimet e saj./Telegrafi/
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...