Dje është djegur makina e Konsullatës së Maqedonisë në Selanik, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku thonë se janë në komunikim të rregullt me Konsullatën e Përgjithshme të vendit në Selanik dhe me institucionet kompetente të Greqisë.
“Konsullata jonë është e informuar se autoritetet greke kanë bërë inspektim të duhur dhe po marrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për të gjetur autorët dhe motivet e mundshme të këtij rasti, dhe që përveç automjetit të diplomatit tonë, në të njëjtën periudhë, është djegur edhe një automjet tjetër në qytet”, thonë nga Ministria e Jashtme.
Ministria thekson se të dyja rastet janë objekt hetimi, për të zbuluar autorët dhe motivet, për të cilat vlerëson se në asnjë mënyrë nuk drejtohen kundër vendit tonë.
“Ne gjithashtu besojmë se ky akt vandalizmi nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në marrëdhëniet e shkëlqyera të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve miq”, thuhet në deklaratë./telegrafi
Era Istrefi në mbështetje të marshit “Drejtësi, jo politikë”
Arne Slot pranon: Liverpool nuk po i përmbush standardet e k...
Policia interviston 14 të dyshuar për manipulim të votave në...
Sekuestrohen mbi 24 mijë euro mbathje sportive të falsifikua...
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...